Musk bëhet aksioneri më i madh në Twitter

CEO i Tesla Elon Musk bleu 9.2% të aksioneve të Twitter. Ai ka qenë një prej përdoruesve të profilit të lartë të platformës me 8 milionë ndjekës.

Aksionet e kompanisë u rritën me 25% menjëherë pas lajmit. Investimi i Musk në Twitter përllogaritet në 2.89 miliardë dollarë.

Pak ditë më parë CEO i Tesla në rrjetin social Twitter pyeti përdoruesit nëse platforma i bindet principit të fjalës së lirë ose jo me shumicën e përdoruesve prej 70.4% votuan përgjigjen “Jo”.

Në atë cicërimë ai thoshte se pasojat e kësaj ankete do të ishin të rëndësishme. Në fillim të muajit Musk ishte shprehur se e konsideronte veten një absolutist i fjalës së lirë pasi tha se Starlink kishte refuzuar kërkesën e disa qeverive për të bllokuar aksesin në burimet Ruse të lajmeve.

“Nuk do ta bëjmë vetëm nëse na vendosin një armë në kokë,” kishte thënë Ai. /PCWorld Albanian

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...