Me shpejtësi dhe pa kaskë mbrojtëse! Motori del nga rruga, plagosen rëndë babë e bir në Divjakë

Atë e bir kanë mbetur të plagosur mesnatën e kaluar në Divjakë, pasi motori me të cilin po udhëtonin ka humbur kontrollin.

Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Çermë-Divjakë. Mjeti me dy shtetasit është përplasur fillimisht në asfalt dhe më pas ka dalë nga rruga.

Të lënduar rëndë kanë mbetur 44-vjeçari Leonard Vrapi dhe djali i tij Alesio Vrapi. Mungesa e kaskës mbrojtëse është bërë shkak i plagëve të rënda që kanë marrë.

Sipas të dhënave paraprake nga ekspertët, shpejtësia e lartë me të cilën po drejtonte motorin shoferi ka bërë që të humbasë kontrollin.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...