City-Atletico, ballafaqim kampionësh në “Etihad”, formacionet e mundshme

Njëra nga ndeshjet më emocionuexse të fazës çerekfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve është sfida ndërmjet Manchester Cityt dhe Atletico Madridit.

Ballafaqimi i parë që pritet të ofrojë spektakël do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Etihad”.

Pritet një përballje “e këndshme” mes kampionëve të Anglisë dhe Spanjës në këtë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo është paraqitja e pestë radhazi e Manchester Cityt në këtë fazë, dhe ndërsa një sy do të jetë në betejën e tyre të ngushtë për titullin e Premierligës me Liverpool-in, City duhet të japin maksimumin për të siguruar një rezultat pozitiv në ndeshje e parë pasi ata janë të pamposhtur në shtatë ndeshje e fundit me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve në shtëpi. (6 fitore, një barazimi) dhe kanë fituar 11 nga 13 ndeshjet e fundit konkurruese në “Etihad” gjithashtu.

Edhe pse kjo është sfiida e parë mes këtyre dy skuadrave ë këtë garë, lojtarët e Pep Guardiolës mburren me një rekord të kohëve të fundit kundër skuadrave spanjolle, duke fituar tre takimet e tyre të fundit kundër skuadrave nga Spanja. Dy të fundit prej tyre erdhën kundër Realit, ku të dy ndeshjet përfunduan me rezultat 2-1.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Laporte, Stones, Zinchenko; Silva, Rodri, De Bruyne; Grealish, Foden, Mahrez

Atletico Madrid: (4-4-2): Oblak; Reinildo, Felipe, Savic, Vrsaljko; Carrasco, Koke, Kondogbia, Llorente; Suarez, Felix.

Të fundit

Kontrollet nga OSHEE për vjedhjen e energjisë dyshohet se janë shkak për dhunimin e drejtorit në Lezhë

Drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndeca u dhunua fizikisht mbrëmjen e sotme...

Lajmi i fundit nga mediat angleze/ Behgjet Pacolli mund të jetë pronari i ri i Mançester United-it

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e...

Takim i Spasovskit me shefin e ri të Misionit të OSBE-së, Kilian Val

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt...