Befason Rooney: Transferimi i Ronaldos nuk funksionoi për Unitedin

Wayne Rooney ka dhënë kritikat e tij për aventurën e dytë të Cristiano Ronaldo te skuadra e Manchester United.

Manchester United siguruan transferimin e Ronaldos gjatë verës, sa lojtari ishte pjesë e skuadrës së Juventus.

Ronaldo u prit me shumë entuziazëm në ‘Old Trafford’, por aventura e tij e dytë nuk ishte as afër me atë të parën. Madje, larg edhe me aventurat e portugezit te Juventus e Real Madrid.

I dëshpëruar me aventurën e tij është edhe Wayne Rooney, ish-shoku i tij i skuadrës. Ai beson se nënshkrimi me të nuk funksionoi për United.

“Duhet të thuash jo”, tha Rooney, i pyetur nëse nënshkrimi me Ronaldo funksionoi.

“Ai ka shënuar gola, gola të rëndësishëm në Champions League në fillim. Shënoi het trik ndaj Tottenham, por nëse sheh të ardhmen e klubit, duhet tentuar për lojtarë të rinj, të etur. Ai është i rrezikshëm për gola, por për pjesën tjetër të lojës, skuadra ka nevojë për më shumë. Ata kanë nevojë për lojtarë të rinj, të uritur”, shtoi Wazza.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë rrezikon të mbetet pa kualifikim në Champions League – me shumë gjasë do të mbetet – por, ka mundësi që ai largohet nga United në fund të sezonit.

Të fundit