Pse Rusia po e konsideron Mariupolin kaq të rëndësishëm?

Ne presim informacione të mëtejshme nga ai që duket të jetë një sulm ndaj protestuesve në Enerhodarin e pushtuar, këtu ka pak më shumë për Mariupol, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ju kemi treguar për përpjekjen e rinovuar të sotme të Kryqit të Kuq për të arritur në qytetin e shkatërruar. Por pse Rusia e konsideron portin jugor kaq të rëndësishëm?

Nëse Mariupol bie, do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe zonave në Luhansk dhe Donetsk të mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Lidhja e Krimesë me Rusinë nëpërmjet zonave të kontrolluara nga rebelët do ta bënte shumë më të lehtë për Rusinë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dhe nga Krimea. Rusia e ka kërkuar këtë që nga viti 2014, pasi aneksoi Krimenë.

Aktualisht, gadishulli është i lidhur me Rusinë nëpërmjet një ure të vetme, e ndërtuar me shpenzime të mëdha pas aneksimit rus.

Të fundit