Kukës/ Borë në zonat malore, shi në qytet, rrezik nga rënia e gurëve në rrugë

Edhe pse në muajin e dytë të stinës, pranvera duket ende larg në Kukës, ku vazhdojnë reshjet e borës në zonat malore dhe temperaturat e ulëta në qytet.

Në Shishtavec, gjithçka është mbuluar nga bardhësia e borës. Veç reshjeve të dëborës në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonat e ulëta të  Kukësit gjatë këtyre ditëve.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës Kukës, rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën rrezikun e rënies së gurëve dhe inerteve.

Aktualisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme normalisht. Kontraktorët janë në gatishmëri për pastrimin e rrugëve në qytet dhe në zonat rurale.

Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Shtrezë, në njësinë administrative Grykë-Çaj dhe Bushtricë. Ndërkohë që ndërprerje të energjisë ka dhe në qytetin e Kukësit.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...