Hoxton Academy hap aplikimet për grupin e dytë, diplomon inxhinierët e parë të softuerit

Hoxton Academy hapi aplikimet për kohortën e dytë të trajnimit të gjeneratës së re të inxhinierëve të softuerit në Shqipëri dhe Kosovë.

Një program i iniciuar në Shtator të 2021, Hoxton Academy erdhi si një bashkëpunim i ngushtë mes ICTSmedia dhe Twig duke sjellë në Shqipëri një metodë inovative të edukimit profesional dhe punësimit të menjëhershëm.

Kohorta e parë e Hoxton Academy nisi rrugëtimin e saj në Shtator dhe pas gjashtë muajve trajnime me disa prej praktikave dhe standardeve më të mira të edukimit ata kanë firmosur kontratat me kompanitë sponsorizuese, duke nisur karrierën e tyre si inxhinierë softueri.

I gjithë procesi i studimit në Hoxton Academy ofrohet falas dhe pas certifikimit të rinjtë punësohen për 2 vitet e ardhshme në një prej kompanive që i kanë mundësuar bursën e studimit me vlerë prej 6000 pound.

Çdo ditë në trajnime nga ora 09:00 deri në 18:00, të rinjtë hyjnë botën e programimit dhe inxhinierë së softuerit si HTML, CSS, JavaScript, React, Node.js, TypeScript, këtë vit me një përditësim ekstra të Modulit JAVA.

Nga sot, Hoxton Academy hap aplikimet për kohortën e dytë të inxhinierëve të softuerit, të cilët nisin mësimin me datë 9 Maj

Nëse jetoni në Shqipëri dhe Kosovë dhe po kërkoni të filloni një karrierë të re si zhvillues softueri, Hoxton Academy është një mundësi e artë me disa prej instruktorëve lider në botë.

Si të bëhem pjesë e Hoxton Academy?

Hoxton Academy është një program studimor falas në fushën e inxhinierisë e softuerit duke garantuar punësim 100% të sigurte të zhvilluesve të rinj të diplomuar nga ky program.

Pas 6 muajve trajnime intensive, të rinjtë punësohen në një prej kompanive që ka sponsorizuar bursën me një kontratë dy vjeçare.

Me tu plotësuar formulari i aplikimeve, studentët do të bëjnë një testim logjik i cili nëse kalohet me sukses pasohet nga një thirrje zoom ku mësohen bazat e programimit. Një intervistë teknike teston aftësitë e studentëve përgjatë periudhës së mësimit të bazave të programimit.

Gjatë periudhës së trajnimit të rinj ndjekin 50+ leksione, 60+ provimi duke ndërtuar 6 projekte.

Pasi të punësohen studentët do të paguajnë mbrapsht investimin e realizuar tek ata përmes pagesave mujore me një përqindje të caktuar nga pagat e tyre.

Për tu bërë pjesë e Hoxton Academy ju ftojmë të plotësoni formularin në këtë lidhje: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd1wjOGD8uWucSEJES4WW65adB-QDAIRXK-HjpCWToz_Z3A7g/viewform

Për më shumë informacion rreth Hoxton Academy, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare në këtë lidhje: https://www.hoxton.academy/

Hoxton Academy ka një ekip instruktorësh të nivelit botëror nga Londra, të cilët në të kaluarën kanë trajnuar zhvillues për Facebook, Apple, Google, Microsoft, Spotify, Yoox, Luxxotica në një format të ngjashëm.

Ju gjithashtu mund të shikoni faqen e Pyetje / Përgjigjeve  për pyetjet më të zakonshme që vijnë nga studentët tanë.

Çfarë thonë studentët tonë?

“Kam mësuar aq shumë në kaq pak kohë. Nga themelet tek teknologjitë më të avancuara të front end dhe back end, tani jemi gati të prezantojmë aplikacionin tonë të parë.”

“Kur kthej kokën e pas, mund të shoh progresin e madh që kemi bërë. Përveç fitimit të koncepteve dhe aftësive të reja, Hoxton më ka ndihmuar të jemi më i kënaqur me veten.”

“Jam i lumtur që vendosi ti bashkohem kësaj akademia dhe do të dëshiroja tua rekomandoja të gjithëve që e duan kodimin, një akademi profesionale dhe instruktorë profesionalë.”

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...