BE e gatshme të dërgojë hetues për krimet e luftës në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore në Ukrainë për të dokumentuar krimet e raportuara të luftës.

Ekipet do të jenë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, me mbështetjen e agjencisë evropiane të policisë Europol dhe agjencisë së drejtësisë penale Eurojust, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Imazhet tronditëse të trupave të civilëve në rrugët e Bucha, pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, kanë çuar në një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë.

Reagime të mëdha po vazhdojnë edhe gjatë orëve të fundit, duke mos u pajtuar me krime e bëra në Ukrainë.

Të fundit

Takim i Spasovskit me shefin e ri të Misionit të OSBE-së, Kilian Val

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt...

Kryediplomati Osmani mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në ditën...