​Pritjet në Jarinje e Dheu i Bardhë deri në 60 minuta

Pritjet për të hyrë në Kosovë në orët e pasdites janë deri në 60 minuta, pasi qytetarët që morën pjesë në zgjedhjet serbe kanë nisur të kthehen.

Në Bërnjak, pritjet për të hyrë në Kosovë nga Serbia janë 20 deri në 30 minuta.

Ndërsa te Dheu i Bardhë janë prej 45 minuta deri 60 minuta. Në pikën tjetër kufitare Jarinje pritjet janë 60 minuta, sipas të dhënave të orës 18:11.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Serbët e Kosovës kanë votuar në Serbi, pasi votimi në territorin e Kosovës nuk u lejua nga Qeveria e Kosovës.

Të fundit

Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në...

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...