Parashikimi i motit në Kosovë

3.04 – Më ftohtë, kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.   Herë herë me reshje lokale shiu, e viseve kodrinoro-malore edhe të reshura bore.

4.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, me gjasë orëve të pasdites.

5.04 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

6.04 – Kryesisht me diell.  Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rënies në fundjavë, minimalet zbresin edhe deri në 0C ditën e diel, e më pas në rritje.  Maksimalet zbresin në 9C ditën e diel, e më pas në rritje deri në 16C të mërkurën.

Ditën e shtunë erërat do të jenë mjaft të fuqishme me hove edhe deri në 20m/s, me drejtim nga jugperëndimi, e ditën e diel fillojnë të qetësohen e frynë edhe nga verilindja.

Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme në rritje.

Të fundit