Mot i ndryshueshëm javën e parë të prillit, në këtë ditë temperaturat arrijnë 20 gradë

Mot i ndryshueshëm javën e parë të prillit. Vransira, diell dhe shi.  Temperatura edhe deri në 20C ditën e premte, parashikon “Prishtina Weather”.

3.04.2022 – Mot i ndryshueshëm po parashihet për javën e parë të muajit prill.  Fillimisht me më shumë vransira, por pa mundësi të mëdha për të reshura.  Në aspektin termik mbetet më ftohtë ditën e hënë, e deri të mërkurën temperaturat në rritje, kur edhe pritet të ketë më shumë diell.

Nga dita e enjte sërish parashihet të mbajë mot i vranët, e kohëpaskohe me të reshura shiu, që deri në mbrëmje pushojnë.  Ditën e premte më pas, më ngrohtë e kryesisht me diell.  Sipas parashikimeve të fundit, mot të ndryshueshëm do kemi edhe në fundjavë.  Diell e ngrohtë të shtunën, e ditën e diel të reshura shiu.

Cilësia e ajrit gjatë ditës në pjesë të madhe të vendit mbetet në vlera të pranueshme.  Orëve të mbrëmjes me periudha më të zgjatura të qetësisë, ndotësit ajror mbeten më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit edhe mund të kaloj në vlera të dobëta.

Datat:

4.04 – Mot kryesisht i vranët.  Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu, apo edhe reshje të dobëta bore në vise më të larta.

5.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell ditën.  Në mbrëmje kthjellime.

6.04 – Në mëngjes mundësi për mjegull në mëngjes.  Ditën ngrohtë, kryesisht me diell, e në mbrëmje vransirat shtohen.

7.04 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, vende-vende edhe me bubullima.

8.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat mjaft të ndryshueshme.  Minimalet të hënën zbresin edhe deri në 0C, e të enjten rriten edhe në 6C e 7C.  Maksimalet në rritje nga 10C deri 18C ditën e mërkurë, të enjten me një rënie në 12C, për të shënuar rritje deri në 20C ditën e premte.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, ditëve të para mesatare 3-7m/s, e nga dita e enjte edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 13 e 14m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies deri ditën e enjte.

Image

Temperaturat

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...