Camila Cabello flet për dëmin që i kanë shkaktuar paparacët me vetëbesimin

Camila Cabello ka folur hapur për komplekset me trupin e saj dhe presionin që ndjen për t’u dukur mirë për paparacët, të cilët e ndjekin vazhdimisht në plazh.

Ylli i popit diskutoi së fundmi për një sërë fotografish që paparacët po bënin duke e përndjekur, diçka që ata e kanë bërë rregullisht për vite e vite tani.

Camila ka një problem me gjithë këtë, jo vetëm me vetë fotografët – për të cilët ajo thotë se bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kapur atë në publik – por me mënyrën si shoqëria më pas i interpreton ato foto dhe efektet që e gjithë kjo ka në vetëbesimin e saj.

Mes të tjerash, në postimin e saj të gjatë, ajo shkruan:

“Unë kam veshur bikini që ishin shumë të vogla dhe nuk i kushtova rëndësi se si dukesha, pastaj pashë foto në internet dhe komente dhe u mërzita shumë. I kujtova vetes, kur ndikoi në vlerësimin tim, se po mendoja për mendimet e kulturës dhe jo të miat. Një kulturë që është mësuar aq shumë me imazhin se si duket trupi i një gruaje “të shëndetshme”, dhe që nuk është plotësisht i vërtetë për shumë gra”.

Cabello vazhdon të përshkruajë fotot e paparacëve, duke shpjeguar se ajo u sigurua që të mos hante asgjë të rëndë sot, ndërsa gjithashtu mundohej të mbante të mbledhur barkun e saj duke e ditur se në thelb do të bëhej një fotosesion i plotë falë paparacëve.

Për Camila-n, kjo është një mënyrë e mjerueshme për të jetuar dhe ajo thotë se vuan me idenë që duhet ta portretizojë veten me standardet e bukurisë që i projekton shoqëria.

Këngëtarja po ndërmerr hapa për të ndihmuar veten, si terapi dhe gjëra të tjera. Ajo gjithashtu i referohet fëmijës së saj të brendshëm, që ishte i shkujdesur, dhe që i mungon.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...