Zelensky pas bisedës me Johnson: Me padurim po presim konferencën e donatorëve për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, ka biseduar nëpërmjet telefonit me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Ata biseduan për mbështetjen e Ukrainës, intensifikimin e sanksioneve anti-rus dhe garancinë e sigurisë së pasluftës.

Zelenksy, mes tjerash, thotë se mezi po presin konferencën e donatorëve për Ukrainën.

“Bisedova përsëri me Boris Johnson. Mbretëria e Bashkuar është aleati ynë i fuqishëm. Diskutuan mbështetjen mbrojtëse për Ukrainën, intensifikimin e sanksioneve anti-ruse dhe garancitë e sigurisë së pasluftës. Mezi presim konferencën e donatorëve për Ukrainën”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...