Ronaldinho nuk u beson syve

Ronaldinho, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, foli për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës së Katarit: “Botërori humbet shumë pa Italinë. Po flasim për 4 herë kampionët e botës, kampionët europianë në fuqi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë të shihja një Botëror tjetër (të dytin radhazi) pa Italinë.

Asnjë ekip italian në çerekfinalet e Champions League? Për mua futbolli italian mbetet i bukur. Ndoshta nuk ka më yjet e mëdhenj të së shkuarës, por është një kampionat shumë konkurrues, me ekipe të forta dhe të përgatitura taktikisht”.

Ish-lojtari kuqezi, Ronaldinho, foli edhe për Milanin e tij: “Titulli? Mendoj se mund të jetë viti i duhur për Milanin. Skuadra kuqezi ku luaja unë kishte shumë lojtarë të mëdhenj, por nuk është pa gjë edhe kjo aktualja. Ajo që mbizotëron sot te Milani është koncepti ekipor, i cili është i lartësuar në një organizim të madh taktik. Për këtë, ashtu si ne atëherë, bën një punë të madhe”.

Gjatë intervistës, Ronaldinho u ndal edhe tek Ibrahimoviç: “Zlatan është një mik i madh i imi. Pavarësisht se është 40 vjeç, ai po bën mirë për Milanin. Ta fitonte një tjetër titull në moshën e tij do të ishte ideale si për atë, ashtu edhe për klubin”.

Të fundit

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...