“I ka ardhur mosha të vishet më seriozisht”, Shehi kritikon Ramën: Do të bjerë në sy

Deputeti Dashamir Shehi në një intervistë ndryshe nga sa e kemi parë në skenën politike i ka dhënë një këshillë kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Why Not” në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ai mendon se ka ardhur koha dhe mosha që kryeministri të vishet më seriozisht.

“Atletet e famshme të vetat. Edhe ky do t’i kujtojë diçka njerëzve. Atletet kanë lidhje me sportin, që ky ka qenë sportist. E dyta dhe kjo është një mënyrë për të rënë në sy. Unë do thosha që do bënte mirë të rrinte me këpucë sepse nuk ka nevojë për të rënë në sy.

Ai bie në sy se është mjaft i gjatë, nuk ka nevojë të sajohet me këto punë. Unë gjykoj që ky njeri ka shumë vite nëpër zyrat e  shtetit dhe ka ardhur dita e mosha që të vishet pak më seriozisht. Ky kështu është veshur edhe 30 vjet më parë, kur ka filluar këtë punë 20 vjet, në bashkinë e Tiranës”, tha Shehi.

Të fundit

Vdes në moshën 90-vjeçare ish-lideri kinez, Jiang Zemin

Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin, ka vdekur të mërkurën në...

Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD për të takuar Berishën

Meta pritet të takohet me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa...

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...