Me tre plumba në trup, momenti kur administratori i Kallmetit sillet te Trauma

Ky është momenti kur mbërrin në spitalin e Traumës kreu i njësisë administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni.

41-vjeçari u qëllua me tre plumba. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 minuta.

Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i identifikuar nga policia si Altin Marku, banor i Kallmetit, i cili është shpallur në kërkim dhe po krehet e gjithë zona nga policia për kapjen e tij.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur pas konflikti verbal që ka ndodhur paraditen e sotme mes administratorit dhe autorit të plagosjes dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Mendohet se Marku i ka zënën pritë 41-vjeçarit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij. Motivet e konfliktit nuk dihen ende.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...