KRU “Gjakova”, fillon fazën e parë për ekzekutimin e lëndëve te Përmbaruesi

KRU “Gjakova”, ka bërë shpërndarjen e vërejtjeve tek të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara.

Konsumatorët të te cilët kanë borxhe me anë të “Vërejtjes para ngritjes së Procedurës për Ekzekutim tek Përmbaruesi Privat”, janë të obliguar të paraqiten pranë zyreve tona, me qëllim të kryerjes së obligimit ndaj borxhit ose riprogramimit tëtij me këste.

Poashtu ju njoftojmë se KRU “Gjakova”, ka filluar me fazën e parë për ekzekutimin e lëndëve tek Përmbaruesi.

E njëjta vlen për të gjithë zonën ku operon KRU “Gjakova” SH.A; Gjakovë, Rahovec, Prizren, duke përfshirë të gjitha kategoritë e debitorëve, amvisëri, komerciale, ente dhe industri.

Ftojmë konsumatorët që të përmbushin obligimet e tyre si detyrim ndaj shërbimeve që ju ofrojmë dhe shpenzimit të ujit.

Të fundit

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...