Tiranë/ Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin, plagoset fëmija 2 vjeç

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme 30 mars në Bathore, Tiranë.

Sipas policisë,  shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit