Hakerët vjedhin 600 milionë dollarë në Ethereum

Kriminelët kibernetikë arritën të realizonin një prej vjedhjeve më të bujshme në historinë e kriptomonedhave.

Motherboard raportoi se hakerët kishin vjedhur 173,600 ethereum ose 591.2 milionë dollarë nga Ronin Blockchain përdorur nga loja Axie Infinity, një lojë shumë popullore ku lojtarët përfitojnë kriptomonedha në këmbim të luajtjes dhe pagesës së disa kostove fillestare.

Hakerët raportohet të kenë shfrytëzuar një problem sigurie tek krijuesit e Axie, Sky Mavis, për të marrë një nënshkrim dhe përdorur çelësa privatë të kompromentuar.

Hakerët madje arritën të merrnin edhe 25.5 milionë dollarë në USD coin, një monedhë dixhitale e lidhur me vlerën e dollarit Amerikan.

Ethereum, ashtu si bitcoin, është një kriptomonedhë e bazuar në teknologjinë e blockchain.

Axie Infinity është një lojë online e filluar në 2018-ën ku njerëzit grumbullojnë dhe krijojnë krijesa mitike dhe më pas luftojnë kundër tyre. Për të gjurmuar pronësinë dhe shpërblyer lojtarët, Axie përdor non-fungible tokens (NFT).

Për të filluar luajtjen e saj kushton afro 100 dollarë në fillim. /PCWorld Albanian

Të fundit