​Bruce Willis diagnostikohet me afazi

Aktori Bruce Willis (67) do të pushojë me aktrimin pasi u diagnostikua me afazi, raporton revista “People”.

Familja e Willis e ka ndarë lajmin në Instagram mbrëmjen e sotme, duke thënë se mesazhi u është dërguar fansave të Bruce.

“Si familje, ne donim të tregonim se i dashuri ynë Bruce kishte disa probleme shëndetësore dhe se ai u diagnostikua me afazi, e cila ndikon në aftësitë njohëse. Për shkak të kësaj, ai do të merr një pushim në karrierën e tij të aktrimit, e cila do të thoshte shumë për të”, thuhet në njoftim.

Familja shtoi se po kalon momente sfiduese dhe se është mirënjohëse për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen që i vjen nga miqtë, kolegët, fansat e tij.

Afazia është një çrregullim neurologjik i shkaktuar nga dëmtimi i pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për procesin e të folurit.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...