Barazuan me Kosovën, notat për Shaqirin e Xhakën nga media e njohur zvicerane

Ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, padyshim që solli emocione të mëdha në stadiumin “Letzigrund” në Zurich. 

Ndeshje që përfundoi pa fitues (1:1) në një atmosferë të zjarrtë, 20.800 shikues. 

Media e njohur zvicerane “Blick” vlerëson me nota secilin futbollist të Kombëtares së Zvicrës.

Kapiteni Granit Xhaka që luajti 63 minuta e Xherdan Shaqiri 75 minuta, morën notat 4-she, ndërsa Andi Zeqiri mbetet pa notë, i cili u fut në minutën e 81-të. 

Nota maksimale është 6 e më e vogla 1.

Nota sipas “Blick”: Gregor Kobel 5, Kevin Mbabu 4, Eray Cömert 4, Nico Elvedi 4, Jordan Lotomba 5, Djibril Sow 3, Granit Xhaka 4, Noah Okafor 3, Xherdan Shaqiri 4, Steven Zuber 2, Mario Gavranoviç 3.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...