Apple rrezikon gjobë 5 miliardë euro në Evropë

Një fondacion Holandez paditi Apple në gjykatë në lidhje me tarifat e App Store që aplikon mbi zhvilluesit duke kërkuar dëmshpërblim prej 5.5 miliardë dollarë për atë që e quan sjellje monopolistike.

Në një dalje për mediat, Komisioni i Konkurrencës tha se fondacioni në fjalë kishte bërë një padi kolektive në emër të përdoruesve të iPhone dhe iPad në Bashkimin Evropian që kanë shkarkuar një aplikacion me pagesë apo kanë bërë blerje brenda aplikacioneve.

Fondacioni kërkoi që të gjithë konsumatorët Evropianë të cilët kanë blerë një aplikacion nga App Store apo bërë blerje brenda aplikacioneve që prej Shtatorit 2009 ti bashkohen.

Autoriteti Holandez për Konsumatorët dhe Tregjet kërkon nga Apple 5 milionë euro për çdo javë vonesë në zbatimin e urdhrit.

“Zhvilluesit e aplikacioneve janë të detyruar të kalojnë kostot e rritura nga sjellja monopolitike e Apple tek përdoruesit,” tha fondacioni. /PCWorld Albanian

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...