Aplikacioni carpooling Udhë shtrihet në disa qytete të Shqipërisë

Aplikacioni Udhë i lançuar në Mars të 2021 me një komunitet të madh prej 30 mijë anëtarësh dhe 20 mijë përdorues të regjistruar në aplikacion, lajmëroi shtrirjen e shërbimit edhe në Shqipëri.

Udhë synon të forcojë prezencën në shtetet ku operon tani dhe te zgjerohet në Mal të Zi, Serbi, BeH, dhe Greqi,” tha themeluesi i Udhë Eroll Gorçi për PCWorld.al.

Aktualisht shërbimi është i disponueshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Udhë erdhi si përgjigje ndaj informalitetit që karakterizonte tregun carpooling në Kosovë dhe mungesa e një alternative online bëri që ata të zhvillonin zgjidhjen.

Ndërsa filloi si një komunitet në 2019-ën, sot udhë është një aplikacion për telefona të mençur që lidh shoferët me udhëtarët që kanë të njëjtin destinacion. Kur një shofer udhëton nga qyteti në qytet, dhe ka tre ulëse të lira, ai mund të postoj një udhëtim në aplikacion, duke specifikuar destinacionin, orën, datën, dhe vendtakimin.

Udhëtarët, në ndërkohë shohin postimin ne aplikacion dhe mund të rezervojnë ulëse. Pasi të rezervojnë ulësen, udhëtaret komunikojnë direkt me shoferin dhe bashkë-udhëtaret përmes chat-it.

Duke folur për të ardhmen Erolli tha se “më specifikisht, Udhë synon të rrisë ofertën e shërbimeve inovative të bashkë-udhëtimit në tërë Ballkanin Perëndimor brenda dy viteve të ardhshme.”

Aplikacioni në Android dhe iOS dhe mund të shkarkohet nga dyqanet respektive Play Store dhe App Store.

Udhë u përzgjodh si një prej startupeve pjesëmarrëse në programin e dytë të akselerimit të Uplift Western Balkans duke u shpallur fitues i çmimit të tretë.

Të fundit