A janë më të drejtpërdrejtë njerëzit në komunikim me kalimin e moshës?

Shumë nga ne do të kenë përjetuar me siguri momentet e deklaratave pa shumë takt nga të moshuarit. Nëse gjyshja të thotë që nuk je veshur bukur, apo se nuk i pëlqen ushqimi që ke përgatitur për të, e shpjegojmë një situatë të tillë duke thënë:“Oh, nuk ka problem, ajo ka nisur të humbasë filtrat”.

Por a kemi vërtet një “filtër”, dhe a e humbasim atë ndërsa plakemi? Kur themi që dikush nuk ka “filtër”, kjo do të thotë që ai thotë gjëra pa menduar për ata që ka përballë. Pra këta njerëz mund të thonë diçka të vrazhdë, të papërshtatshme ose të pahijshme, pa marrë parasysh pasojat e mundshme.

“Filtrat” ​​janë një pjesë e rëndësishme e ndërveprimeve tona të përditshme shoqërore. Një bisedë e shkurtër mëngjesin e të hënës me shefin tuaj në punë, është më komplekse sesa mund të duket në pamje të parë. Për shembull, ju do të frenoheni me siguri që t’i thoni se vjen një erë të tmerrshme pas ardhjes në zyrë me biçikletë, dhe se para takimit do të ishte mirë tëkishte bërë një dush. 

Natyrisht, ajo që bëni apo nuk bëni varet nga sa mirë i njihni njerëzit, dhe çfarë konsiderohet shoqërisht e pranueshme në vendin tuaj të punës. “Filtri” vetjak mbështetet në proceset njohëse si kontrolli frenues, që ju ndalon të thoni gjënë e parë që ju vjen në mendje. 

Po ashtu ai mbështetet tek njohja sociale, e cila i referohet aftësisë për të kuptuar dhe parashikuar sjelljet, mendimet dhe qëllimet e njerëzve të tjerë. Ajo na ndihmon të kuptojmë se çfarë sjellje është e përshtatshme në një mjedis të caktuar shoqëror, dhe ta përshtatim sjelljen tonë në varësi të rrethanave.

Korteksi paraballor, që ndodhet brenda lobeve ballore të trurit tonë, vepron si “filtri” ynë në jetën e përditshme, duke na ndihmuar të themi dhe të bëjmë gjërat në një mënyrë të përshtatshme në aspektin social. Kur kjo pjesë e trurit nuk funksionon siç duhet, ne mund të veprojmë sikur ta kemi humbur “filtrin”.

Po çfarë ndodh me “filtrin” tonë ndërsa plakemi? Teksa plakemi, truri ynë fillon të tkurret. Kjo është një pjesë normale e procesit të plakjes, e njohur si atrofia e trurit. Ajo nuk ndodh menjëherë në të gjitha zonat e trurit, por është veçanërisht e dukshme në lobet ballore.

Studiuesit e kanë lidhur këtë tkurrje me rënien e kontrollit frenues dhe njohjes sociale. Po ashtu, studimet kanë zbuluar se të rriturit e moshuar reagojnë ndryshe ndaj situatave të vështira shoqërore sesa të rriturit në njëmoshë të re. Për shembull, të moshuarit kanë më shumë vështirësi ta dallojnë kur dikush ka thënë diçka të turpshme apo pa takt, dhe kanë një kuptim më të dobët të sarkazmës.

Kështu, ndërsa plakemi, proceset normale të plakjes në trurin tonë, mund ta bëjnë shumë më të lehtë që gjërat të kalojnë nëpër “filtrat” ​​tanë. Po sikur të jetë më shumë sesa thjesht disa gabime? Në disa raste të rralla, humbja e “filtrit” mund të jetë një shenjë e sëmundje më serioze, siç është dëmtimi i lobeve ballore, për shkak të një dëmtimit ose goditjes në tru, ose një gjendje neurodegjenerative siç është demenca frontotemporale.

Njerëzit me këtë simptomë, kanë ndryshime të habitshme në personalitetin dhe sjelljen e tyre sociale. Kjo mund të përfshijë humbjen e frenimeve të tyre normale, shpërfilljen e simboleve shoqërore dhe sjellje të tjera shoqërore të papërshtatshme apo të sikletshme.

Përveç ndryshimeve në tru, mund të ndodhë që ndërsa plakemi, të shqetësohemi më pak për atë që mendojnë të tjerët. Krahasuar me të rriturit në moshë më të re, të moshuarit janë më pak të vetëdijshëm, dhe raportojnëmë pak përvoja të emocioneve si turpi, faji dhe sikleti. Ndërkohë, ata kanë nivele më të larta të përgjithshme të lumturisë dhe kënaqësisë nga jeta.

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...