Zv/drejtori i Emigracionit, z. Izmit Nura zhvilloi takim me kryesinë dhe anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në New Jersey

Zëvendësdrejtori Nura i falenderoi për ftesën dhe mikpritjen e bashkëatdhetarëve dhe i informoi për projektet që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti nga Agjencia për Emigracion, të cilët kanë të bëjnë për të mirën e mërgimtarëve në mërgatë, me theks të veçantë për ruajtjen e gjuhës, kultruës dhe traditave shqiptare.

Kryetari i QKSHA, z.Astrit Zhaku, falenderoi z.Nura për vizitën, në fjalën e tij ai bëri një prezantim të shkurtër të organizatës dhe aktiviteteve të saj.

Në këtë takim mërgimtarët i parashtruan disa pyetje zëvendësdrejtorit Nura për zhvillimet e përgjithshme në vendlindje, regjistrimin e fëmijëve, nevojën për një koreograf profesional në QKSHA dhe bashkpunime tjera në sferën e kulturës dhe arsimit.

Mes tjerash, zëvendësdrejtori Nura premtoji se do të angazhohet për të ju përgjigjë të gjithave kërkesave dhe do t’i adresoj në organet përkatëse dhe personalisht dhe do të angazhohet që këto të zgjidhen sa më shpejtë. Si dhuratë për nxënësit e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane, z. Nura dhuroi Abetaren mbarëkombëtare, Bazët e gramatikës së gjuhës shqipe si dhe disa plisa për të ruajtur traditën shekullore të popullit shqipta.

Zëvendësdrejtori Nura i dhuroi QKSHA-së edhe disa Plisa për të kujtuar dhe ruajtur traditën shekullore të popullit shqiptar.

Të fundit