Wayne Rooney ëndërron të bëhet trajner i United

Wayne Rooney është duke punuar fort që një ditë ta realizojë ëndrrën e tij.

Ish-futbollisti i njohur anglez synon që një ditë të bëhet trajner i Manchester United.

Legjenda angleze është i vetëdijshëm se për momentin nuk është ende gati për një pozitë aq të rëndësishme, por që është duke punuar në këtë drejtim.

“Kam marrë ofertë për t’u intervistuar për ta marrë rolin e trajnerit në Everton. Por, unë dua të bëhem menaxher i Manchester United”, ka thënë Rooney për tabloidin britanik “The Sun”.

“E di se nuk jam gati për momentin. Por, do të planifikoj gjithçka që ta bëj të mundur që kjo të ndodh një ditë”, përfundoi trajneri i ri anglez.

Aktualisht, Rooney është trajner i ekipit nga Championshipi anglez, Derby County.

Të fundit

Erik ten Hag nuk është i lumtur me Sanchon

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i ka...

Vrasja e Xhuvanit që tronditi opinionin publik/ Gjykata e Apelit merr vendimin për 6 oficerët e policisë

Gjykata e Apelit ka rikthyer  në detyrë 6 punonjësit...

Italia: Evropa duhet të kufizojë ndikimin rus në Ballkan

Evropa duhet të rrisë prezencën e saj në Ballkanin...