Nisin konsultimet për zgjedhjen e presidentit në Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla u shpreh sot se PS ka nisur konsultimet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS si udhëheqëse e këtij procesi për arsye se ka shumicën në parlament është e hapur për konsultime me grupet e tjera parlamentare dhe deputet e Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë që procesi i zgjedhjes së presidentit të jetë sa më gjithëpërfshirës.

Balla ka shtuar se ai bashkë me deputetët Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri janë mandatuar nga grupi parlamentar i PS-së për të udhëhequr procesin e konsultimeve.

Balla tha gjithashtu se procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nisin jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Kujtojmë se mandati 5-vjecarë i Presidentit Ilir Meta përfundon në fund të korrikut të këtij viti.

Sipas Kushtetutës, president mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit (140). Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Të fundit

Berisha: Samiti pozitiv për Shqipërinë

Opozita është e vendosur të protestojë në bulevard në...

Rod Stewart flet për ndarjen nga jeta të dy vëllezërve të tij

Artsiti Rod Stewart  ka folur për ndarjen nga jeta...