Akademiku Tamash: Putin zotëron dhe kontrollon të gjitha vendimet e autoriteteve në Serbi

Anëtari i Akademisë së Shkencave edhe Arteve të Ukrainës profesori i Fakultetit Filozofik  të Novi Sadit, Julian Tamash deklaroi se Rusia ka kohë që zotëron dhe kontrollon vendimet e pushtetit aktual në Serbi dhe imitimi i imazhit të Putinit në Serbi po vazhdon nga ardhja e Vuçiq në pushtet, shkruan “Beta”. transmeton “Bota Sot”.

Akademiku Tamash fitues i mirënjohjes më të lartë ukrainase për “Al Jazira” tha se lidhjet e Serbisë me Kinën edhe Rusinë nuk janë vetëm pasojë e emocioneve “edhe në Rusi edhe kinë sundojnë struktura që rrethohen me manjat të korruptuar dhe kjo i shkon për shtati pushtetit aktual në Serbi që nën grurë pasurohet”, tha Tamash.

Sipas tij, mund të vendoset paralele mes sulmit të Hitlerit në Poloni dhe sulmit të Putinit në Ukrainë.

“Hitleri ka mashtruar në obligimet e marrëveshjeve me Stalinin, tash Putini mashtroi perëndimin dhe sulmoi vëllezërit sllav, pa marr parasysh se Rusia së bashku me perëndimin ka garantuar paqe në Ukrainë nëse ajo dorëzon armët atomike”, tha Tamash.

Qëllimi i Putinit është shkatërrimi i Ukrainës si shtet dhe ukrainasve si komb me kulturë.

“Hitleri ka urryer hebrenjtë dhe sllavët, Putin shkatërron egërsisht vëllezërit sllav dhe pret që ata të pranojnë të bëhen rus, tmerr”, tha ai.

Perëndimi e ka lënë popullin ukrainas në “baltë” dhe duket sikur ka “marrëveshje paraprake mes perëndimit dhe Putinit për ndarjen e Ukrainës”.

“Në njërën anë ndihma ushtarake  dhe kanablizmi rus, në anën tjetër buka, derivatet edhe gazi pr jetë kualitative të perëndimit, nëse është ashtu kjo është e mjerueshme për dy palët”.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...