​Studimi izraelit: Doza e katërt e vaksinës është shpëtimtare

Të moshuarit që morën vaksinën e katërt Vaiser-BioNTech kundër COVID-19 kishin një shkallë vdekshmërie 78 për qind më të ulët nga kjo sëmundje sesa ata që morën vaksinën e tretë, tregoi sot një studim izraelit.

Shërbimi më i madh shëndetësor në vend, Clalit, njoftoi se studimi 40-ditorë përfshinte më shumë se gjysmë milioni njerëz të moshës 60 deri në 100-vjeç, raporton Reuters.

Rreth 58 për qind e pjesëmarrësve në studim morën dozën e katërt të vaksinës, ndërsa pjesa tjetër mori dozën e tretë.

Studiuesit regjistruan 92 vdekje në grupin e parë dhe 232 vdekje në grupin e dytë, më të vogël.

“Përfundimi kryesor është se doza e katërt e vaksinës është shpëtimtare”, tha Ronen Arbel, një studiues në Kolegjin Clalit dhe Sapir.

Të fundit