Reali e pëlqen

Real i Madrid e ka Aurelien Tchouameni në krye të listës së objektivave për merkaton e verës.

Tani shtrohet pyetja nëse do të paguajë shumën 60 milionë eurot që Monac kërkon për lojtarin. Duket shumë e majme, por është e qartë se skuadra nuk ka një zëvendësues për Casemiron.

“Los Blancos” nuk duhet të hezitojë me Tchouamenin. Për të gjithë skautët, ai shihet si lojtari perfekt që do të mbulonte nevojat e skuadrës në mesfushë.

Ish-lojtari i Rennes mund të luajë në disa role, një prej të cilëve është ai që bën Casemiro. Lojtari i Monakos shënoi golin e tij të parë për Francën kundër Bregut të Fildishtë dhe askush nuk dyshon se ai ka fituar vendin e tij nën drejtimin e Didier Deschamps. 60 milionë eurosh është shumë, por për Tchouamenin ia vlen.

Një nga opsionet e Real Madridit është që të hidhet “all-in” për Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por largimi nga Tchouameni mund të jetë një gabim i madh.

Të fundit

Argjentina në presion

Edhe dita e sotme do të rezervojë katër duele...

​“Funerali i mbylljes së degëve”, studentët ‘homazhe’ për zbrazjen e universiteteve në Shqipëri

Qëndresa qytetare dhe studentët kanë vendosur dy pllaka varri...