Kajsiu: Basha ishte i paaftë të bënte fushata dhe të frymëzonte anëtarësinë por problemi i PD është Berisha

Politologu, Blendi Kajsiu, thotë se kriza brenda PD i është faturuar me të padrejtë kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha.

Për Rtv Ora, ai thotë se Basha dështoi të jetë një lider por problemi themelor i PD është Berisha dhe berishizmi.

Ai thotë se rikthimi i tij në PD si non grata në SHBA, është një regres në standardet që vetë PD i ka vendosur.

Kajsiu: Gjithë kjo çarje që ka ndodhur që i është faturuar me të padrejtë zotit Basha mund të ishte evituar nëse Berisha do ishte tërhequr nga politika jo dje në 2021 por që pardje në 2013. Thelbi i problemit nuk ishte largimi i zoti Basha, nuk ishte Basha problemi. Basha ishte i paaftë të bënte fushata të suksesshme, ishte i paaftë të frymëzonte anëtarësinë, kiste shumë probleme dhe mëkate por nuk ishte kurrësesi problemi themelor i PD. Problem themelor i PD që e mban atë si parti minoritare, si parti të dytë që nuk bëhet dot kurrë shumicë është zoti Berisha dhe berishizmi, që mobilizon një pjesë të mirë të militantëve por demobilizon një pjesë akoma më të madhe të elektoratit.

Berisha tregoi se midis interesit të PD dhe interesit të tij,  mbizotëron interesi i tij. Sot propozon të kthehet në krye të PD pasi është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe dhunim të drejtësisë, një standard që vetë ai dhe PD e kanë pranuar si standard për të përjashtuar politikanë të tjerë, mjafton të kujtojmë Tom Doshin, Dakon në bashkinë e Durrësit. Rikthimi i Berishës në krye të PD, heqja e standardit non grata nënkupton rikthimin e Tom Doshit në parlaement, rikthimin në krye të bashkisë së Durrësit të Vangjush Dakos. Është një regres në standardet që vetë PD i ka vend

Të fundit

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...