Kastrioti më i mirë, eliminon Vëllaznimin

Kastrioti i Ferizajt dhe Vëllaznimi i Gjakovës, dy skuadra me renome u ndeshen mes vete në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti ka shënuar fitore me rezultat 34:28 ndaj gjakovarëve, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).  

“Fitojmë ndeshjen çerekfinale ndaj KH Vëllaznimi dhe kualifikohemi për në fazën gjysmëfinale.

Një super ndeshje nga djelmoshat e skuadrës e cila në fund u shpërblye me fitore”, shkruan në faqen e KH Kastriotit.

Të fundit

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...