Fitore e madhe për zhvilluesit e aplikacioneve, Google fillon testimet e sistemeve alternative të pagesave

Si pjesë e një programi pasojat e të cilit mund të ndihen në mbarë industrinë e teknologjisë, Google ka vendosur të lançojë një projekt pilot për një sistem të tretë pagesash në Android.

Kompania ditën e Mërkure tha se ka filluar testimin me disa zhvillues dhe një prej tyre është Spotify.

Nga fundi i vitit përdoruesit e Spotify të cilët kanë shkarkuar aplikacionin e kompanisë përmes Play Store do të kenë opsionin për të paguar abonime Premium ose përmes sistemit të pagesave të Google ose të Spotify.

Për herë të parë këto dy sisteme do të bashkëjetojnë duke i dhënë të gjithëve lirinë për tu abonuar apo bëra pagesa me sistemin e tyre të preferuar të pagesave.

Është një fitore e madhe për Spotify në veçanti dhe zhvilluesit e aplikacioneve në tërësi. Prej vitesh Spotify ka ndjekur një fushatë kundër monopolit të dyqaneve të aplikacioneve krahas Epic duke vënë nën presion Apple dhe Google që të ndryshojnë politikat e tyre. /PCWorld Albanian

Të fundit

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...