Beniada tregon si qëndron e vërteta me Einxhelin

Argjira Spanca dhe Beniada Nishani ishin të ftuara në ‘Goca dhe Gra’ ku kanë rrëfyer një incident gjatë udhëtimit të tyre në Korçë.

Argjira: Me Benin na ndodhi një incident i vogël. Beni thoshte jo.

Beniada: Ngelëm në mes të malit. Kishte shumë borë.

Argjira: Atje poshtë kur shkuam, nga pesha e rëndë që ishim 3 persona, ngeci.

Pyetje: Mendon se do jesh ndryshe?

Beniada: Kam qenë shumë me fat që kam afër një moderator që sa herë jam në siklet, kam Gjirën që e kap dhe më ndihmon. Gjëja e bukur është që dy vajza po ndërtojnë diçka të bukur bashkë.

Sa i përket spekulimeve se miqësisë së saj me Einxhelin i ka ardhur fundi, Beniada e ka mohuar duke thënë se nuk janë takuar për shkak të angazhimeve.

Beniada: Nuk e kam akoma numrin e Einxhelit. Enxhi të dua shumë.

Argjira: Edhe Einxheli ka ndërruar telefonin.

Pyetje: Nuk je xheloze ti?

Argjira: Unë jam xheloze për Dagzin. (qesh)

Beniada: Kemi pasur angazhime dhe unë dhe Enxhi. Sa të qetësohemi bashkë, do takohemi.

Pyetje: Kë do merrnit në udhëtimet tuaja?

Beniada: Do merrja Semin, Beatrixën, Donaldin, Enxhin, Dagzin, Ilirin.

Të fundit