Ambasadorja Zadorizhniuk: Shqiptarët e Ukrainës ruajnë traditat dhe gjuhën e tyre, jetojnë në harmoni me ukrainasit

Ambasadorja e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Natalia Zadorozhniuk, në një intervistë ekskluzive për indeks.mk ka folur midis tjerash edhe  për komunitetin shqiptar që jeton në Ukrainë.

Thotë se në Ukrainë respektohen traditat shqiptare dhe festohen edhe festa të rëndësishme për këtë komunitet.

“Fshati më i njohur shqiptar në Ukrainë është Karakurt i cili gjendet në afërsitë Bollgradit, rajoni i Odesës. Fshati shënoi 210 vjetorin e tij në vitin 2021. Këtu flitet shqip dhe respektohen traditat shqiptare. Çdo vit më datë 6 maj, shqiptarët nga Ukraina festojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Skenderbeu”, tha fillimisht ekselenca e saj, ambasadorja Zadorozhniuk.

Tregoi se sipas regjistrimit të vitit 2001, në Karakurt jetonin deri në 3000 njerëz, nga të cilët 1725 ishin shqiptarë ose identifikonin veten si shqiptarë dhe flisnin gjuhën shqipe.

“Ukrainasit dhe shqiptarët kanë respektuar gjithmonë njëri-tjetrin, kanë jetuar në paqë dhe kanë ndarë së bashku të gjitha hallet e sistemit stalinistsovjetik. Shumë shqiptarë të Ukrainës ranë viktimë e urisëqë u organizua nga sovjetikët. Në vitet 1932-1933, në fshatin DivninsketëPriazovjes vdiqën rreth 500 shqiptarë, ndërsa në vitin 1946-1947 pati viktima të shumta në Besarabi, veçanërisht pati viktima të shumta në rrethin e Bolgradit. Si rrjedhojë, bashkësia tashmë e vogël shqiptare është zvogëluar ndjeshëm si pasojë e këtyre akteve të tmerrshme të gjenocidit”, deklaroi ambasadorja.

Sipas vlerësimeve të ndryshme që i jep ambasadorja ukrainase në RMV, bashkësia moderne e shqiptarëve të Ukrainës tash, numëron nga 5000 derinë 10000 njerëz.

“Përveç fshatrave Besarabia dhe Priazovje, shqiptarët poashtu jetojnë edhe në qytetet e Odesa, Izmail, Kijiv, Harkiv dhe të tjera”, deklaroi ajo duke sqaruar se në Karakurt momentalisht gjendja është më e qetë, porse më të rrezikuar, bashkë me pjesëtarë të kombësive të tjera, janë shqiptarët në Priazovje.

Intervistën e plotë integrale do të publikohet pas pak në Indeks.mk

Të fundit