Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesine krahut të Leeds-it

Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesin e krahut të Leeds-it, Rapinha, për merkaton e verës së ardhshme. Sipas Diario Sport, katalanasit duket se kanë bërë një ofertë për brazilianin.

Bluagranat duket se e shohin lojtarin e Leeds si pasardhësin ideal të Ousmane Dembele, i cili pritet të largohet me kosto zero në fund të sezonit kur skadon edhe kontrata e tij.

Barcelona mësohet t’i ketë bërë klubit të Premier League një ofertë prej 35 milionë eurosh për Raphinha-n, i cili nuk do të zinte një vend si jo komunitar në ekip për shkak se ka një pasaportë italiane.

Gjigantët e La Liga-s duan ta mbyllin operacionin në javët e ardhshme.

Nëse do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e Raphinha-s, Barça do të mposhte konkurrencën e Liverpool-it dhe Bayern Munich, dy superfuqi të tjera europiane që interesohen për brazilianin.

Chelsea ishte gjithashtu e interesuar para se klubi të goditje nga sanksionet.

Të fundit

Vdes në moshën 90-vjeçare ish-lideri kinez, Jiang Zemin

Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin, ka vdekur të mërkurën në...

Pak ditë para protestës së 6 dhjetorit, Meta shkon në selinë e PD për të takuar Berishën

Meta pritet të takohet me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa...

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...