Konflikti me Don Xhonit, Majk sqaron të vërtetën

Përmes “Freestyle” tek Meriton Mjekiqi, Majk kishte hedhur kunja.

E disa rreshta të këtij “Freestyle”, u morën si një “diss” ndaj Don Xhonit.

“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri. Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori. Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji. Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar. Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku. 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”, kishte thënë Majk në “Freestyle”.

Së fundi reperi ishte i ftuar tek “Why Not”, ku ka ndarë me publikun shumë gjëra të pathëna më herët.

Ndër të tjera ai u pyet edhe rreth këtyre rreshtave dhe konfliktit me Don Xhonin.

Sipas tij ai nuk ka konflikt me asnjë reper shqiptar, madje ai tha se gëzon raporte të mira me të gjithë.

Gjithashtu ai tha se ndonjëherë gjërat nga publiku merren me kontekst të gabuar.

“Për të gjithë ata që mendojnë se kam konflikt me dikë, dua të ju tregoj sot se nuk kam asnjë konflikt me asnjë reper të estradës. Përkundër kam raporte të mira me të gjithë. Konflikt nuk kam jo me të po me asnjë.”, u shpreh reperi

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...