Berisha e Vojvoda kthehen duarthatë nga Genoa

Torino edhe pse 66 minuta pati një lojtar më shumë, nuk ia doli të kthehet me pikë nga Genoa.

Torino mposhtet me rezultat 1:0 nga Genoa, në takimin e javës së 30-të në Serie A.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 51-të.   

Ostigard i Genoas në minutën e 24-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.  

Në minutën e 14-të Portanova realizoi për fitoren e vendasve.

Genoa zë vendin e 19-të me 22 pikë e Torino është e 11-ta me 35.

Të fundit