Shala inspektoi punimet në tribunat dhe zhveshtoret në stadiumin e qytetit

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, në kuadër të aktiviteteve të drejtorisë, sot e ka vizituar stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë, me qëllim të njoftimit me punimet që janë duke u realizuar në stadiumin e qytetit, përkatësisht në ndërtimin e tribunave dhe zhveshtoreve në stadium.

Njoftimi:

Pas njoftimit me punimet që janë duke u realizuar në stadium, drejtori Shala, ka kërkuar nga ana e operatorit, që të intensifikoj punimet në ndërtimin e zhveshtoreve dhe pjesës së tribunës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira dhe sipas standardeve të kërkuara, për zhvillimin e garave sportive.

Stadiumi i qytetit “Liman Gegaj” në Malishevës, krahas fushës së futbollit, i ka edhe stazat e atletikës, prandaj zgjerimi me tribuna, zhveshtoret dhe hapësira tjetër, është e nevojshme në këtë stadium.

Të fundit

Shota Baraliu: Ronaldon e kam të preferuar, kam parë ëndërr sikur u martova me të

Aktorja Shote Baraliu, ka thënë se Ronaldo braziliani është...

Liberalizimi i vizave për Kosovën sot në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sot do...