Shkëndija sfidohet në Shkup

Java e 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të zhvillohet më ndryshe nga javët tjera, njofton “infOSport.mk”. Për dallim nga javët e kaluara, kur 5 ndeshje zhvilloheshin të dielën dhe vetëm 1 të shtunën, këtë herë pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohet të shtunën, ndërsa gjithçka do të nis të premtën me derbin shqiptarë Struga Trim Lum-FC Shkupi.

Pikërisht kjo ndeshje pritet me shumë interesim nga opinioni në vend, ndërsa të shtunën përballja që tërheq më shumë vëmendje do të jetë ajo midis Renovës dhe Rabotniçkit.

Shkëndija do të luaj në Shkup dhe do të përballet me Skopjen, derisa Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit do të jetë mysafir i Borecit në Veles.

Akademia Pandev do të ketë një detyrë të vështirë në Kavadar përballë Tikveshit, ndërkohë ndeshja e fundit është ajo midis Pelisterit dhe Bregallnicës që do të zhvillohet në Manastir.

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...