Sela në rolin e “diktatorit”, i vetmi kandidat për kryetar të ASH-së

Ziadin Sela do të jetë kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët edhe për një mandat tjetër. Të paktën kështu thonë 1600 anëtarët e Aleancës të cilët kanë dhënë mbështetje dhe kanë propozuar Selën që të vazhdojë udhëheqjen me partinë.

“Deri në datën e caktuar ne si Komision që jemi caktuar nga ana e Kuvendit qendror të partisë, kemi konstatuar se tek ne kanë ardhur 1600 nënshkrime për një kandidaturë të vetme me emrin Ziadin Sela”, tha Halil Snopçe, ASh.

Kandidati i dytë më i përfolur për kryetar të ASH-së ishte edhe Arben Taravari, por sipas Komisionit që ka verifikuar kandidaturat në ASH, Taravari nuk ka kandiduar. Ai kohë më parë u shpreh se kandidaturën mund ta mendojë vetëm nëse Sela nuk rikandidon./desk.al/

Të fundit

Shpërthen zjarri në aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln”, 9 të plagosur

Nëntë persona janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri...

Kontrollet nga OSHEE për vjedhjen e energjisë dyshohet se janë shkak për dhunimin e drejtorit në Lezhë

Drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndeca u dhunua fizikisht mbrëmjen e sotme...