Më shumë se 122 mijë britanikë të interesuar për strehimin e refugjatëve ukrainas

Numri i njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar që kanë regjistruar interesin e tyre për strehimin e refugjatëve ukrainas, përmes skemës “Homes for Ukraine”, ka arritur tani në 122 mijë e 305.

Kjo sipas shifrave të fundit.

Pasi numri arriti në 100 mijë, Boris Johnson falënderoi “të gjithë ata që kanë ofruar ndihmën e tyre deri më tani”.

Afro 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur forcat ruse pushtuan pothuajse tre javë më parë këtë vend, thuhet sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Të fundit

Moti për ditën e sotme

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga...

Sa orë gjumë duhet të bëjnë bebet?

Rekomandimet për orët e nevojshme të gjumit tek fëmijët...