Lenovo përditëson ThinkPad X13 dhe seritë ThinkPad L

Pasi filloi vitin me disa laptopë të rinj në CES 2022, Lenovo prezantoi ditën e sotme një rifreskim të ri për ThinkPad X13 dhe seritë L.

Përditësimet e Lenovo sjellin performancë më të lartë falë procesorëve të rinj Intel dhe AMD, përmirësim të eksperiencës së video konferencave me Dolby Voice dhe konektivitet më i mirë Wi-Fi 6E.

Gjithashtu çdo ThinkPad X13 dhe L i ri vjen me touchpad 15% më të madh. Laptopët mund të konfigurohen me 4G LTE, ndërsa ThinkPad X13 me teknologjinë 5G nën-6Ghz.

Dhe për të reduktuar impaktin mjedisor Lenovo ka vendosur të përdorë deri në 90% materiale të riciklueshme.

ThinkPad X13 Yoga 2n1 vjen me procesorët Core i7 të gjeneratës së 12-ës dhe procesorët AMD Ryzen Pro 6000 me grafikat Radeon 600M.

X13 vjen me dy bateri të ndryshme: një pako 41Whr dhe një 54.7Whr e cila sipas Lenovo rrit jetëgjatësinë me 40%.

Edhe linja ThinkPad L në variantet 13, 14 dhe 15-inç vjen me procesorët Core i7 të gjeneratës së 12-të por vetëm procesorët AMD Ryzen 5000 Pro. Laptopët mund të pajisjen me deri në 32GB RAM dhe 1TB PCIe SSD.

Modelet e vogla L13 dhe L13 Yoga kanë ekrane pak më të gjatë me raport 16:10 dhe ndriçim 500nits.

Sa i takon ThinkPad L14 dhe L15, kompania sjell korniza më të holla ekrani duke reduktuar peshën dhe rritur hapësirën që zë ekrani. Ato vinë me tre madhësi të ndryshme baterie prej 42Whr, 57Whrdhe 63Whr.

Seritë ThinkPad L fillojnë nga 799 dollarë ndërsa X13 nga 1,119 dollarë. /PCWorld Albanian

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...