Besimi: Shteti do të shkurtojë fonde nga diku, për t’i dhënë në ndonjë vend tjetër

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka bërë të ditur sonte se shteti do të shkurtojë nga diku për t’i dhënë në një vend tjetër.

Kjo është shpërndarja e brendshme e financave. Për shembull, me uljen e normës preferenciale të TVSH-së për ushqimet bazë, llogaritjet janë 428 milionë denarë heqje të të hyrave. Më pas masa autonome për importin e produkteve bazë ushqimore dhe lëndëve të para me doganë etj”, tha Besimi në emisionin “24 Analiza”, duke folur për masat e reja kundër krizës që do të kushtojnë 400 milionë euro.

Besimi shtoi se shteti duhet të priste që të rriteshin çmimet e shumicës së produkteve dhe më pas të ndërhynte.

“Kur bëhet fjalë për një paketë kaq të madhe, nuk mund të ndryshojmë asgjë brenda natës. Ne jemi ndër të parët që kemi vendosur masa të tilla në rajon. Tani me ndryshimet kemi futur një mekanizëm që çdo qeveri të ketë një instrument. Por ne nuk ndalemi këtu. Kriza është e madhe, ekonomia jonë është e vogël, por ne do të bëjmë çmos dhe do të organizohemi për të kontribuar në qetësimin e situatës. Prandaj apeli është për kursim dhe shfrytëzim racional të energjisë”, ka theksuar Besimi./Telegrafi/

Të fundit

Ishte vetëm 22 vjeç, futbollisti ndërron jetë gjatë seancës stërvitore

Futbollisti kolumbian Andres Balanta ndërroi jetën të martën gjatë...

Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me...