Trajneri i PSG-së: Në Madrid gaboi referi, e jo portieri

Mauricio Pochettino nuk po mund ta kapërdijë ende eliminimin nga Liga e Kampionëve, të cilin e pësoi javën e kaluar.

Trajneri argjentinas në konferencën e fundit për shtyp e ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes ndaj Real Madridit, për të cilin thotë se gaboi kur nuk dha gjuajtje të lirë për PSG-në tek goli i madrilenëve.

Sipas tij, Gianluigi Donnarumma nuk ka gabuar në atë rast, por gjyqtari.

“Në Madrid nuk ishte një ganim i portierit, por i referit. Gigio është mirë, kundër Bordeaux ka luajtur Navas, po si gjithmonë zgjedhjen e kam bërë vetëm pak para lojës. Mendoj se një kampion i madh si Gigio është i përfshirë njëjtë sikur që Keylor nuk luajti në Champions. Rezultatet nuk i modifikojnë vendimet tona, paraqitjet po. Mirëpo, gabimi i referit në ndeshje me Realin nuk do t’i kushtojë Donnarummas. Ai është i qetë”, deklaroi ish-trajneri i Tottenhamit.

Donnarumma u akuzua rëndë kur gaboi tek goli i parë i madrilenëve kur Karim Benzema ia mori topin.

Disa e konsideruan këtë si faull ndaj Donnarummas, e të tjerë, si gabim trashanik të portierit italian. 

Të fundit