Mariupol nën ethet e bombardimeve të vazhdueshme nga trupat ruse

Mariupol, një qytet port kyç i Ukrainës, po vuan granata të vazhdueshme, bombardime dhe disa beteja në rrugë, tha nënkryetari i bashkisë Serhiy Orlov për BBC.

Mijëra civilë janë bllokuar atje për gati dy javë, të rrethuar nga trupat ruse që gjuanin raketa dhe predha, të cilat kanë shkatërruar shumë ndërtesa, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Zyrtarët e qytetit thonë se ka një nevojë të dëshpëruar për ushqim, ujë, ilaçe dhe energji elektrike.

Kriza humanitare dhe gjenocidi vazhdon,” thotë Orlov.

Qyteti është strategjik sepse kapja e tij do t’i mundësonte Rusisë të lidhte forcat e saj në Krime dhe rajonin lindor të Donbasit, duke kontrolluar bregdetin.

Ukraina thotë se numri i viktimave të civilëve atje është rritur mbi 2,500./BOTASOT

Të fundit

Behgjet Pacolli pronari i ardhshëm i Manchester United?!

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës,...

Rrëfimi i 18 vjeçares: I dashuri i nënës ma humbi virgjërinë, tani kam frikë…!

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një...