Ish komandanti i UÇK-së: Nuk përjashtohet mundësia që Serbia të provokoj Kosovën!

Ish komandanti i UÇK-së në zonën e Kumanovës, Hysni Shaqiri në një prononcim për indeks.mk ka folur rreth agresionit rus mbi ukrainën dhe mundësinë që në të njëjtën formë Serbia ta sulmoi Kosovën.

Shaqiri në prononcimin e tij, vuri në dukje lidhjet e shumta që kanë dy popujt që preferoi ti quante sllav dhe tha se duke parë këtë pasqyrë të lidhjeve nuk përjashtohet mundësia që edhe Serbia të tentoi të provokojë.

Por, megjithatë Shaqiri deklaroi se Evropa është e bashkuar si kurë më parë dhe sipas tij, Rusia do të jetë ajo që do ta humbë këtë betejë.

Ai shtoi se masat e ndërmarra nga Evropa do ta rëzojnë Putinin nga froni dhe kjo do të jetë për shkak të varfërisë së skajshme që do të kaploi Rusinë për shkak të masave që Evropa I morri pikërisht kundër këtij shteti.

Të fundit

Si të planifikohet një projekt

Çelësi  për një projekt të suksesshëm është në planifikimin...

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...