Balluku drejtuar operatorëve të naftës: Do e zgjidhim situatën apo t’ju djegin karburantet

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, iu ka dërguar një mesazh operatorëve të naftës.  Nga fjala e mbajtur ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku Balluku u kërkoi që të mblidhen që të gjendet zgjidhje për situatën.

Ajo tha se mund të merren vendime të njëanshme dhe do të detyrohen të zbatohen, pasi tha se është situatë e parashikuar.

“Paga e emergjencës në këto momente në sektorin e hidrokarbureve. Dhe ne do marrin vendime të njëanëshme dhe ju do jen i të detyruar t’i zbatoni.

Shkon deri në konfisikime kjo histori, sepse situatë e parashikuar. Lexoni 808-ën. Do gjejmë një gjuhë të përbashkët, apo do ktheheni në flamurin e revolucionit dhe do vijnë t’iu djegin karburantet. Tani do mblidhemi ta zgjidhim këtë situatë apo do më tregoni me sa po ju vjen anija tjetër,”- tha Balluku.

Të fundit