Pamje të rënda: Dyshohej si spiun rus, ja momenti kur vritet zëvendësshefi i inteligjencës ukrainase

Politikani rus dhe ish anëtari i Parlamentit të Rusisë i cili është pro-ukrainas, Ilya Ponomarev përmes një video të publikuar në faqen e tij në facebook, ka shpërndarë pamjet e rënda, ku shihet vrasja e zëvendësshefit të inteligjencës ukrainase, Dmitry Demyanenko, i cili dyshohej si agjent rus.

Ponomarev ka shkruar se Demyanenko i ka rezistuar arrestimit, dhe për këtë arsye edhe është vrarë.

“Kundërzbulimi ukrainas zbuloi mollën e Kremlinit në radhët e SBU: Zëvendës Shefi i SBU Shefi i SBU në Kiev dhe rajonin e Kievit Dmitry Demyanenko. Gjatë arrestimit, ai ka rezistuar dhe është vrarë”, ka shkruar politikani rus, Ilya Ponomarev, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Ponomarev është anëtari i vetëm i Dumës ruse që kishte votuar kundër aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga Rusia. Nga viti 2016, Ponomarev ka jetuar në Kiev./ Bota sot

 

Të fundit

​Sot mësohen dy çerekinalistët e fundit të Botërorit

Me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, do...

Sekreti për t’u bërë i pasur: Jetoni nën mundësitë tuaja!

Është e mërzitshme, por kjo nuk do të thotë...