Klop: Kualifikimi i drejtë, në bazë të dy ndeshjeve

Pas ndeshjes së humbur ndaj Interit, trajneri i Liverpullit, Jyrgen Klop lavdëroi Interin për paraqitjen e mirë.

“Vështirësitë që patëm ishin shumë afër asaj që prisnim. Interi është një skuadër vërtet e mirë. Ata janë krijuar për këto ndeshje. Ne kishim shumë raste të cilat nuk i shfrytëzuam, ata nuk patën shumë por shënuan. Për të dy ndeshjet, mendoj se është e drejtë. Ne fituam një dhe ata fituan një. Ishte një lojë shumë interesante, por në fund ne humbëm që nuk është mirë, por ne e respektojmë Interin – ata na shkaktuan shumë probleme.

Kemi kaluar dhe ky është objektivi kryesor. Ndonjëherë përballesh me skuadra si Leeds, ku përballesh me një skuadër që shënon njeriun. Duhet të lëvizësh shumë, gjë që e bëmë, por ndoshta nuk e bëmë mjaftueshëm zgjuar – dhe humbëm shumë topa të thjeshtë. Ishte e ndërlikuar – në fund është mirë që nuk përballemi me Interin çdo javë”, nënvizoi Klopp.

Ndërkohë, kundërshtarin e radhës, Liverpulli do të mësojë më 18 mars, kur është planifikuar hedhja e shortit për sfidat e çerekfinales.

Të fundit